29 tetor 2008

Zonja e Vjetër po rikthehet

Duket se tashmë skuadra e Juventusit i ka lënë prapa vetes ndeshjet e dobëta dhe ka filluar të mësohet me karakterin fitues.
Dygolëshi i veteranit Pavel Nedved ia ka sjellë fitoren skuadrës së Ranierit në udhëtim te Bologna, me rezultat 2-1. Me të filluar ndeshja (12’) mesfushori çek ia dha epërsinë skuadrës mysafire dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Edhe në pjesën e dytë sërish doli në skenë Nedved i cili dyfishoi epërsinë e Bianconerëve (56’) për të siguruar rrugëtimin drejt tre pikëve shumë të rëndësishme. Krejt çka bënë vendasit ishte ngushtimi i epërsisë në minutën 74 me anë të ish-lojtarit të Juventusit, Marco Di Vaio.


GOLAT MUND TI SHKARKONI NE www.GRANDE-JUVE.Tk tek TEMA SHKARKO GOLAT E JUVES, me nje kfalitet shume te larte