
Rossonerët të enjten janë takuar me përfaqësuesit e Beckhamit me ç’rast kanë arritur marrëveshje për ta huazuar mesfushorin në San Siro. Në bazë të marrëveshjes asi anglez do të qëndrojë në Milan vetëm dy muaj dhe pastaj do të kthehet në SHBA për të vazhduar me skuadrën e tij L.A. Galaxy gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.