30 tetor 2008

“Nuk ndihem i lumtur te Valencia”

Portieri gjerman Timo Hildebrand ka deklaruar se është shumë i pakënaqur te Valencia dhe se mund të marrë parasysh largimin gjatë merkatos së verës. Në fakt, kur u transferua te klubi spanjoll, ai nuk arriti të gjejë shumë hapësira, madje humbi edhe një vend në Kombëtaren e Gjermanisë. “Jam shumë i mërzitur për situatën time te Valencia. Po mundohem të jap më të mirën në stërvitje, ndërkohë që nuk po luaj aq sa duhet. Nëse situata s’ndryshon sa më shpejt, atëherë do marr në konsideratë të gjitha ofertat që mund të vijnë gjatë merkatos së janarit”, pohoi portieri Hildebrand.