
“Trajnerët holandezë të futbollit janë kudo, duke filluar nga Guus Hidding në Rusi, e deri te Arie Haan në Shqipëri. Trajnerët holandezë janë të njohur për njihen për lojën sulmuese, dhe si rezultat i kësaj Shqipëria ka zgjedhur pikërisht trajnerin Haaan. Pas fillimit të mirë i ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010, ku kuqezinjtë barazuan me Suedinë dhe fituan me Maltën, erdhi një humbje e papritur nga ndaj Hungaria. Mirëpo barazimi pa gola me Portugalinë në udhëtim e bëri edhe më të fortë Përfaqësuesen Kuqezi. “Është vetëm fillimi dhe besoj se në të ardhmen do të përmirësohemi edhe më shumë”, ka thënë Haan, i cili beson në rezultate pozitive në ndeshjet e radhës. Haan ka plotësisht të drejtë të mburret me suksesin e tij, pasi që Shqipëria ka lëvizur për 19-të vende lartë në renditjen botërore të FIFA-s për muajin tetor, dhe tash gjendet në vendin e 83-të.