31 tetor 2008

Maradona- Debutimi i “Pibe D’Oro”, më 19 nëntor me Skocinë

Diego Maradona do të debutojë në stolin e Argjentinës tëmërkurën e 19 nëntorit, në miqësoren e Gllasgou përballëSkocisë. Kështu ka ndryshuar programi, pasi në një momenttë parë dukej se premiera do të ishte miqësorja e shkurtit ndajFrancës. Ish-“Pibe D’Oro” do të shpallë grumbullimet e tij tëpara gjatë të martës së ardhshme, ditë kur duhet të zyrtarizohetedhe detyra e tij nga ana e Komitetit Ekzekutiv të FederatësArgjentinase të Futbollit. Menjëherë, një test i rëndësishëm,që nga ana tjetër sipas bastexhinjve, mund të “njolloset”edhe me një karton të kuq të Maradonës. Agjencia“Betaland.com” propozon këtë mundësi, duke e kuotuar me15.00. “Agipronews” shkon më tej dhe parashikon shkarkimine tij, pas Botërorit 2010 me kuotën 7.5. Ndërsa 10.00 ështëmundësia që Argjentina e tij të mos jetë në Botërorin 2010.