30 tetor 2008

Hajnze e cilëson trillues Sër Aleksin

Menjëherë pas deklaratës së Sër Aleks Ferguson në të përditshmen britanike “Daily Mail”, se blerja e Gabriel Hajnzes nga Reali i Madridit dy vjet më parë kishte si qëllim joshjen e Kristiano Ronaldos, argjentinasi ka lëshuar kundërpërgjigjen e tij, duke kritikuar teorinë e ish-trajnerit. “Teoria e Fergusonit që shpjegon transferimin tim në Madrid, si karrem për të joshur Kristianon gjatë kësaj vere, është absolutisht një trillim. Kam shoqëri mjaft të ngushtë me Ronaldon, është e vërtetë, por ai gjithmonë vendos vetë për të ardhmen e tij. Është djalë i zgjuar dhe vendimet që merr për të ardhmen i mendon shumë mirë. Nëse do të më pyesë për Realin, atëherë mund t’i jap një mendim, por në asnjë mënyrë nuk do të ndikoja te zgjedhja e tij. Nuk i kuptova mirë fjalët e Fergusonit. Kujtova se ai më kishte harruar, por nuk qenka kështu”.