30 tetor 2008

Ranieri: Ende nuk e kemi tejkaluar krizën

Pavarësisht edhe një paraqitjeje tjetër bindëse të Juventusit kundër Bolognas, menaxheri i bardhezinjve, Claudio Ranieri, beson se kriza e klubit ende nuk është tejkaluar.
“Kemi pasur një periudhë të vështirë dhe dy ose tre ndeshje të mira së fundi ende nuk janë të mjaftueshme për të tejkaluar krizën. Duhet të vazhdojmë me këtë formë të mirë, para se zyrtarisht të themi e kemi kaluar krizën”, ka thënë trajneri.“Me siguri përmirësohemi në çdo ndeshje dhe sigurisht jemi në rrugë të mirë ta tejkalojmë periudhën e vështirë”, ka shtuar Ranieri pas ndeshjes.Menaxheri ka bërë edhe shaka me yllin e mbrëmjes, autorin e dy golave për Juventusin, Pavel Nedved, duke thënë, “Do të doja që ai të nënshkruajë kontratë të re së shpejti. Mbase edhe një ose dy vite të tjera”.Juventus do të presë ekipin tjetër në krizë Romën, këtë vikend në Olimpico të Torinos, para se të udhëtojë në Bernabeu për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit.