30 tetor 2008

Moratti: Pres nga Mourinho tё ketё mё shumё sukses se Mancini

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk dёshiron t’i krahasojё Roberto Mancinin dhe Jose Mourinhon, dhe shpreson qё portugezi tё jetё shumё mё i suksesshёm se italiani.
Nё pyetjen e gazetarёve se si ndjehet Moratti nga fakti se Mancini nё 9 ndeshjet e para kishte fituar 21 pikё, ndёrsa Mourinho tre mё pak, presidenti i nerazurёve ka thёnё: “Kjo aspak nuk mё pengon. Por kjo do tё duhet t’i japё stimulim Mourinhos pёr pёrmirёsimin e rezultateve. Çdo sezon e ka historinё e vet. Nёse ёshtё kёshtu, vitin e kaluar duhej tё ishim tё zhgёnjyer, pasi para dy vitesh kishim njё fillim edhe mё tё mirё”. “Mendoj se kёtё vit kemi bёrё njё zgjidhje tё qёlluar me arritjen e Mourinhos. Shpresoj qё ai ta barazojё madje edhe ta pёrmirёsojё rekordin e Mancinit”, ka shtuar presidenti.