30 tetor 2008

“Reali i Madridit duhet të blejë Benzemanë”

Tenisti numër një në botë, spanjolli Rafael Nadal është një tifoz i deklaruar i Realit të Madridit. Në fakt, këshillat e tij për drejtuesit nuk kanë munguar. Tashmë, ai mendon se duhet të investohet për të blerë një futbollist tjetër dhe “sponsorizon” për Karim Benzema. “Reali është duke ecur me ritme të shkëlqyera, madje do të paraqitet edhe më mirë. Gjithsesi, nëse do të ishte në dorën time, do të kisha bërë edhe një përforcim në repartin e sulmit. Me aq sa e kam ndjekur futbollin mund të them se francezi Karim Benzema do të ishte i shkëlqyer. Zotëron cilësitë që i duhen skuadrës”, ka thënë tenisti Rafael Nadal.