30 tetor 2008

Ranieri: Nedved, edhe 2 vjet të tjera me ne

Klaudio Ranieri është i papërmbajtshëm pas suksesit që Juventusi arriti në transfertën e Bolonjës. “Përjetuam një moment të vështirë dhe mendoj se kemi ende për të bërë. Gjithsesi, skuadra ka filluar t’i kundërpërgjigjet këtyre vështirësi, por duhet të vazhdojmë kështu. Problemet tona lidhenkryesisht me lojtarët e pakët në dispozicion, megjithatë po e kalojmë këtëfalë ndihmës së të gjithëve, e sidomos falë futbollistëve të rinj”. Për sa i përket ndeshjes së mirë që ka zhvilluar çeku Pavel Nedved, por edhe portugezi Tiago, tekniku bardhezi ka thënë: “Për Nedvedin kam dëgjuar se drejtuesit duan t’i rinovojnë kontratën edhe një vit. Po të më pyesnin mua, do t’ia rinovoja edhe për dy vjet. Tiago? Më duhet ta falënderoj publikisht. Shumë shpejt, të gjithë ne do të shohim Tiagon e vërtetë”.