29 tetor 2008

Juventus: Diego shumë pranë, ëndrra torineze është Ksavi Hernandez.

Drejtuesit e skuadrës së Juventusit janë duke punuar intensivisht gjatë këtyre javëve, për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos së janarit. Dy janë emrat konkretë të këtyre ditëve, braziliani i Verder Bremenit, Diego, menaxherët e të cilit kanë qenë në tribunën VIP në derbin kundër Torinos, përkrah drejtuesve bardhezi. Për të është gati një kontratë faranike, nëse kujtojmë që paga e tij në formacionin gjerman nuk i kalon 2 milionë eurot. Gjithsesi, Ranieri nuk zbulon asgjë mbi këtë çështje, ndërkohë që ëndrra e bardhezinjve është organizatori i skuadrës së Barcelonës dhe lojtari më i mirë i Evropianit 2008, Ksavi Hernandez.