29 tetor 2008

Bardhezinjtë, skuadër emergjence në Bolonja.

Trajneri Klaudio Ranieri duhet ta sajojë një skuadër për ndeshjen me Bolonjën në mbrëmjen e sotme, pasi një skuadër titullarësh është e padisponueshme si rrjedhojë e dëmtimeve të pësuara. Përveç emrave që njiheshin prej javësh, në listë shtohet edhe kapiteni Alesandro Del Piero, i cili gjithsesi do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës kundër Romës. Në këtë mënyrë, kundër kuqebluve të Arrigonit, do të ketë hapësirë në mesfushë për dyshen e të rinjve Ekdal (19 vjeç) dhe Xhovinko (21 vjeç). TË PADISPONUESHËM NË BOLONJA Andrade, Zaneti, Zebina, Trezege, Bufon, Tiago, Poulsen, Markizio, De Çelje, Grigera, Salihamixhiç, Del Piero.