29 tetor 2008

LAJMET NEWS 29.10.2008


Ronaldo: Nuk do të kaloj te PSG
Ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit dhe ish-lojtari më i mirë në botë, braziliani Ronaldo, ka thënë se ai nuk do të transferohet tek ekipi francez Paris Saint-Germain.
Pas thashethemeve që qarkulluan në ditët e fundit, vetë “fenomeni” ka hedhur poshtë hipotezën e kalimit të tij në kampionatin francez për të bartur fanellën e ish-skuadrës së Lorik Canës, Paris Saint-Germain.“Në Francë do ta taksonin pasurinë time me 4% dhe duke bërë vetëm pak llogari i bie që rroga ime të zvogëlohet shumë”, ka shpjeguar shkurt Ronaldo.Kështu duket se arsyeja kryesore që Ronaldo refuzon Francën është çështja ekonomike.

Giggs dëshiron fitore të dyfishtë
Edhe krahas asaj që Liveprool është duke udhëhequr luftën për titullin e Premierligës, pasi theu rekordin e Chelseat në vikendin e kaluar, askush nuk bën panikë në Manchester Untied, veçanërisht jo veterani Ryan Giggs.
Kampioni i 10 -fishtë me djajtë e kuq ka përvojën e duhur sa të dijë se asgjë nuk është e zgjidhur derisa nuk vjen maji.“Është fakt se jemi pas Liverpoolit dhe Chelseat, dhe kjo do të thotë se kemi nevojë për fitore. Duhet ta plotësojmë ngecjen sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Giggs.“Kemi mundësi ta arrijmë qëllimin që këtë të mërkurë kundër West Hamit, ndërsa pastaj edhe në fund të javës kundër Hull Cityt. Të shpresojmë se do të vazhdojmë me fitore edhe më pas”, ka shtuar uellsiani.

Reali i gatshëm ta shesë Ramosin
Kampioni i Spanjës, Real Madrid, është i gatshëm t’i analizojë ofertat për mbrojtësin Sergio Ramos, ka bërë të ditur Radio Marca.
Reali ka hequr dorë nga plani t’i ofrojë marrëveshje jetësore Ramosit, veçanërisht pas intervistës së tij në vikendin e kaluar e cila i dedikohej trajnerit Bernd Schuster.Udhëheqja e Madridit i ka dhënë fund kërkesave të shumta të Ramos në lidhje me marrëveshjen e re, veçanërisht pasi që nga arritja e tij në klub kërkesat e tij ishin dyfish të përmirësuara, ndërsa paga e tij e parë është rritur trefish.Tash, Reali është i gatshëm ta shesë mbrojtësin, ndërsa kjo mund të ndodhë madje edhe në muajin janar, nëse klubi i interesuar për shërbimet e tij, Milani, bën një ofertë të pranueshme.

Rafa: Premierliga më e vështirë se La Liga
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka deklaruar se Premierliga është më vështirë të fitohet krahasuar me La Ligën, duke shtuar se ekipi duhet të jetë “pothuajse perfekt” për të arritur sukses në Angli.
Benitez fitoi dy tituj të ligës me Valencian dhe pritjet ishin të mëdha kur ai zëvendësoi të shkarkuarin Gerard Houllier në Liverpool në vitin 2004. Spanjolli ende nuk e ka përcjellë suksesin nga Mestalla në Anfield. Një triumf në Ligën e Kampionëve dhe një finale dy vite më pas, kanë lënë nën hije faktin se të kuqtë ende kërkojnë titullin e parë të Premierligës nga spanjolli.“Premierliga është më e vështirë për t’u fituar se La Liga. Këtu ka shumë klube me shumë para. Në Spanjë e keni Barcelonën dhe Real Madridin”, thotë spanjolli.“Chelsea, Manchester United dhe Arsenali nuk humbasin shumë ndeshje dhe gjithmonë mund të thoni se një prej tyre bën gabime. Por të tre ekipet në të njëjtën kohë? Kjo është vështirë të ndodhë”, shton Benitez.

Zyrtare: Maradona trajneri i ri i kombëtares së Argjentinës
Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, do të caktohet sot si trajner i ri i kombëtares së Argjentinës.
Pas disa takimeve me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Julio Grondona, drejtori i përfaqësueses Carlos Bilardo ka deklaruar se Maradona do të jetë trajneri i ardhshëm i Argjentinës.“Diego do të jetë përzgjedhësi i kombëtares tonë”, ka qenë deklarata e shkurtë e Bilardos.Të enjten pritet që Maradona edhe zyrtarisht të prezantohet në konferencë shtypi si përzgjedhës i ri i Argjentinës.Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror vjen në pozitën e selektorit pas dorëheqjes së ish-trajneri Alfio Basile për shkak të rezultateve të dobëta të të zgjedhurve të tij.

Kaladze: Brad Pitt apo George Clooney pёrforcimi i radhёs?
Mbrojtёsi i Milanit, Kakha Kaladze, ka pёrshёndetur pёrpjekjet e drejtuesve tё klubit pёr tё bёrё njё ekip tё fuqishёm dhe kualitativ, por ka thёnё se mediat gjithnjё e mё shumё i mendojnё rosonerёt si njё grup yjesh tё Hollywoodit se sa si ekip futbollistik.
Pёrfaqёsuesi i Gjeorgjisё ka thёnё se ёshtё i kёnaqur me faktin se nё ekip nё muajin janar do tё arrijё futbollisti mё i popullarizuar nё botё, mesfushori anglez David Beckham. “Ardhja e tij do tё ishte shumё pozitive pёr klubin. Nё zhveshtore megjithatё shpesh bёjmё shaka rreth kёsaj teme dhe pёrmendim se kush do tё jetё pёrforcimi i radhёs. Ndoshta Brad Pitt ose George Clooney”, ka thёnё 30-vjeçari.

Adebayor: Tottenham luan vёrtet keq
Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka nxitur debatin para ndeshjes sё nesёrme pёrballё rivalit londinez Tottenhamit, duke thёnё se kundёrshtari i radhёs vёrtet “luan keq” dhe ndjen keqardhje pёr ekipn e Harry Redknapp.
“Mendoj se çdo lojtar ndjen keqardhje pёr ta. Ata kanё njё ekip tё fuqishёm, lojtarё tё mirё dhe jam i sigurt se brenda disa muajsh ata do t’u rikthehen fitoreve”, ka thёnё Adebayor. Tottenhami ёshtё i fundit nё tabelё dhe fitorja e fundit kundёr Boltonit ishte edhe e para nё sezonin e ri, dhe erdhi pas tri humbjeve radhazi. “Pёr momentin ata kanё mungesё tё vetёbesimit dhe kur kjo mungon gjithmonё ёshtё vёshtirё tё fitoni ndeshjet. Por pёr momentin Tottenhami vёrtet luan keq”, ka shtuar sulmuesi i Arsenalit.

Klinsman: Hoffeheim kandidat potencial për kampion
Trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, mendon se sensacioni i Bundesligës për këtë sezon, Hoffenheim, është kandidat potencial për të fituar kampionatin.
“Që para fillimit të sezonit thash se Hoffenheim do të luftojë minimum për pjesëmarrje në Evropë. Ky ekip është grumbulluar me plan strategjik dhe do ta çojë rrugën deri në fund”, ka thënë Klinsmann.“Është një përbërje plot kualitet, klubi është i qëndrueshëm dhe nuk ka presion mediatik. Askush nuk pret çudi, por ata befasojnë çdo javë. Mendoj se do të përfundojnë në mes pesë ekipeve të para dhe sipas ndeshjeve deri tash të zhvilluara, duhet ta pranoj se është një kundërshtar i rrezikshëm dhe kampion potencial”, ka shtuar Klinsmann.