05 tetor 2008

Bufon: Duhet ta ndihmojmë Ranierin!

Nëse bardhezinjtë nuk e gjejnë fitoren edhe kundër Palermos, tekniku mund të rrezikojë stolin.Pas një starti që kishte ndezur zemrat e tifozëve, Juventusi, edhe pse nuk ka asnjë humbje për këtë sezon, po bën disa paraqitje zhgënjyese dhe nuk po arrin të fitojë. Nesër në Torino do të paraqitet Palermo, por Xhixhi Bufon nuk dëshiron të dëgjojë për ndeshje vendimtare. “Më duket sikur po luaj lojën e pjesëve, nuk fiton një ndeshje dhe të nesërmen e di që do të lexosh titujt kritikues të gazetave, prandaj shpesh më vjen të qesh. Por është e drejtë, besoj se trajneri ynë është njeri me eksperiencë, nuk kushtëzohet lehtësisht. Por edhe ne duhet ta ndihmojmë, duke fituar. Mbi ndeshjen me Palermon: “Ka një dëshirë të madhe për këtë ndeshje, për t’u futur në fushë dhe për t’u treguar të gjithëve se jemi sërish ne. Ankthi për paraqitjen vjen kur nuk je mësuar me fitoren ose kur këto nuk ndodhin shpesh, por, kur e njeh rrugën që të çon drejt fitores, ky ankth nuk të vjen”. Kundër Palermos, ndeshje vendimtare? “Shikoni, jeni ju që më fusni në krizë. Nuk kisha menduar që kjo ndeshje të ishte kaq e rëndësishme. Ka të njëjtën rëndësi të takimeve të tjera, nuk po e pres me ndonjë presion të madh, por me qetësi dhe shumë respekt për kundërshtarin. Kaq është e gjitha!”