05 tetor 2010

Italia, Prandeli rikthen Zambrotën

Trajneri i përfaqësueses “Axurre” ka publikuar listën e 23 të grumbulluarve për ndeshjet me Irlandën e Veriut dhe Serbinë, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2012.
E papritura më e madhe është rikthimi i mbrojtësit Xhanluka Zambrota, i cili konsiderohej përfundimisht i lënë jashtë përfaqësueses për shkak të moshës së madhe. Trajneri Çezare Prandeli e ka justifikuar ftesën për mbrojtësin e Milanit me faktin se nuk ka alternativa më të përshtatshme në këtë pozicion.

Porta e kombëtares rihapet edhe për Krishiton e Xhenovas, Maurin e Lacios dhe Borrielon e Romës, ndërkohë që jashtë grumbullimit ka mbetur mesfushori Montolivo. Gjatë orëve të fundit, Alberto Xhilardino dhe mbrojtësi i Parmës, Antoneli, kanë pasur probleme me dëmtimet dhe janë zëvendësuar nga sulmuesi i Lacios, Serxho Flokari dhe mbrojtësi i Shtutgartit, Molinaro.


Ja lista e të grumbulluarve nga Prandeli:

Portierë: Viviano (Bolonja), Sirigu (Palermo), Mirante (Parma)

Mbrojtës: Kasani (Palermo),
Kielini (Juventus), Bonuçi (Juventus), Krishito (Xhenova), Zambrota (Milan), Gastaldelo (Sampdoria), Bovo (Palermo), Antoneli (Parma) - i dëmtuar

Mesfushorë: Pirlo (Milan), De Rosi (Roma), Palombo (Sampdoria), Lazari (Kaljari),
Markizio (Juventus), Mauri (Lacio), Pepe (Juventus)

Sulmues: Borrielo (Roma), Kasano (Sampdoria), Xhilardino (Fiorentina) - i dëmtuar, Pacini (Sampdoria), Rosi (Vijareal)