03 tetor 2010
Inter vs Juventus
Letra e Anjelit ndez sfidën Inter-Juventus
Një ditë nga sfida me Interin, Andrea Anjeli i ka shkruar tifozëve të Juventusit. “Pas pak orësh do të fillojë një ndeshje që prej kohësh përmbledh një pjesë të madhe të historisë së futbollit. Një histori që për ne juventinët është përbërë shpesh nga fitore, të gjitha të merituara në fushë”, ka thënë presidenti i bardhezinjve. Anjeli më pas ka përmendur edhe “Calciopoli”-n, duke thënë se “po punojmë për të mbrojtur ngjyrat bardhezi”. Kjo ka qenë letra e shkruar nga Anjeli: “Të dashur tifozë, kjo pjesë e parë e sezonit është shoqëruar shpesh nga polemika, nga opinione dhe në disa raste nga sulme të qarta ndaj Juventusit dhe historisë së këtij klubi. Mbas pak orësh do të luhet një ndeshje që prej kohësh përmbledh historinë e futbollit. Një histori që për ne juventinët është e përbërë shpesh nga fitore, të gjitha të merituara në fushë. Fjalët e kohëve të fundit kanë shkaktuar ngritjen e toneve, duke përzier shpesh rolet. Ka ardhur momenti të merremi me të tashmen. Një kohë ku drejtuesit po punojnë nga njëra anë për të mbrojtur ngjyrat bardhezi në çdo moment, me instrumentat e duhur dhe në mënyrën më korrekte dhe transparente, dhe nga ana tjetër përqendrohen çdo ditë për t’i krijuar kushtet e duhura lojtarëve që të kenë mundësinë të bëjnë një paraqitje të denjë për ngjyrat bardhezi. Një kohë kur tifozët, me ndjenjën e përgjegjësisë edhe më të lartë se disa drejtues, mbështesin skuadrën e tyre edhe në momentet e vështira, duke ruajtur qetësinë dhe duke shmangur ekzagjerimet dhe dhunën që do të njolloste impenjimin e vazhdueshëm të atyre që kanë në zemër Juventusin: futbollistët, teknikët, drejtuesit, vartësit dhe miliona mbështetës. Një kohë që zgjat prej 113 vitesh dhe që do të vazhdojë edhe pas këtyre 90 minutave gjatë të cilave do të duhet të jemi tifozë korrektë për t’iu rikthyer më pas punës tonë: Juventusi do të vazhdojë ta bëjë në vendet e duhura sepse arsyet e të gjithëve do të dëgjohen dhe do të vlerësohen në mënyrë të barabartë. Forca Juve”.
Flet Del Neri - “Interin e kam mundur edhe me Mourinjon”
Luixhi Del Neri nuk ka frikë nga Interi. Tekniku i Juventusit i ka mundur zikaltërit si me Kievon ashtu edhe me Sampdorian dhe duket se paraqitja e mirë e skuadrës së tij kundër Mançester Sitit të enjten në mbrëmje ia ka shtuar optimizmin. “Në karrierën time, - ka thënë Del Neri, - e kam mundur Interin edhe më parë. Kam humbur, barazuar, por edhe kam fituar. Dhe i kam mundur zikaltrit edhe pa Mourinjon, para se ai të vinte. Të dielën do të bëjmë një lojë të hapur sepse duam të bëjmë një paraqitje të mirë. Benitez ka bërë një punë të mirë në Spanjë dhe te Liverpuli, ka risjellë qetësinë në ambientin e zikaltërve dhe beson shumë te loja sulmuese. Kjo është një gjë shumë e mirë, për futbollin e sotëm”.
Iakuinta optimist: Jemi në rrugën e duhur
Ja përse të gjithë trajnerët e kanë të vështirë të heqin dorë nga Vinçenco Iakuinta. Goli, i bukur dhe i çmuar, ka qenë episodi më kumptimplotë i një ndeshjeje ku ka bërë gjithçka: sulmuesin dhe mesfushorin, protagonistin dhe lojtarin që sakrifikohet për ekipin. Në Mançester ka ardhur goli i tretë në këtë sezon për Iakuintën, që deri tani ka luajtur shumë pak: para ndeshjes së të enjtes ka zhvilluar vetëm 254 minuta, për shkak të dëmtimit të marrë në ndeshjen e tretë të Botërorit dhe që e ka detyruar ta fillojë me vonesë sezonin. Pavarësisht këtij problemi, Vinçenco ka shënuar deri tani tre gola dhe nëse dy të parët kanë ardhur kur ndeshjet ishin mbyllur (golin e katërt në fitoren 4-0 të Juves në Udine dhe golin e vetëm në humbjen 3-1 me Palermon) ai kundër Sitit ka qenë i rëndësishëm. Dhe shumë i bukur: një lëvizje klasike e Iakuintës nga krahu drejt qendrës dhe një goditje e fuqishme dhe e saktë në shtyllën e dytë. Pas golit sulmuesi ka treguar mesazhin që kishte të shkruar në fanellë: një frazë enigmatike “Jo, bëje ti” që duket se ia ka dedikuar një miku. Tani duhet shpresuar vetëm që Vinçenco të jetë në formë sepse në vitet e fundit vetëm dëmtimet e kanë ndalur vrapin e tij. Ka qenë goli i 37-të në 91 ndeshje me fanellën bardhezi: një statistikë pozitive. “Një gol i rëndësishëm, - ka thënë sulmuesi kalabrez, - që i bën mirë moralit të skuadrës. Sipas mendimit tim, kemi bërë një ndeshje të madhe. Nuk ishte e lehtë të merrnim një rezultat pozitiv në një fushë të tillë, kundër një skuadre kaq të fortë”. Sinjale të rëndësishme në prag të superndeshjes së nesërme, në fushën e Interit. “Po, jemi në rrugën e duhur, - ka vazhduar Iakuinta. - Po punojnë shumë mirë dhe tani duhet të përqendrohemi te sfida e Milanos. Sigurisht, kemi treguar se jemi ringritur. Defekte? Ndoshta në disa momente duhet të jemi më të aftë në qarkullimin e topit. Ndonjëherë vuajmë shumë”. Një koment edhe për fanellën e kombëtares: “Të shohim, vij nga një dëmtim i gjatë, duhet të mendoj vetëm të luaj mirë”, ka thënë Iakuinta.
Del Piero: Tani duhet të fitojmë në Milano
Aleks Del Piero akoma nuk e ka harruar traversën e goditur në minutat e fundit të ndeshjes kundër Mançester Sitit. Kapiteni i Juves ka qenë i pafat dhe takimi është mbyllur 1-1. “Mund të kishte shkuar më mirë sepse vetëm rastësia më ka mohuar golin, -ka thënë Del Piero. - Ndoshta në ndeshjen e ardhshme traversa do të kthehet në gol”. Ndeshja e ardhshme është kundër Interit nesër në mbrëmje: “Nuk do të jetë e lehtë, por do të udhëtojmë drejt Milanos me më shumë besim në forcat tona. Vijmë nga dy ndeshje pozitive ku kemi arritur të korrigjojmë shumë nga defektet tona. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Do të doja të shikoja në “San Siro” mentalitetin që kam parë në Mançester. Kur luajmë të gjithë në këtë mënyrë, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke u sakrifikuar për skuadrën, gjithçka është më e lehtë”, ka thënë Del Piero.
Amauri: Zikaltrit nuk janë të pathyeshëm
Amauri është i bindur se të dielën Juventusi mund të marrë një rezultat të mirë në Milano: “Ndeshja me Interin është derbi i Italisë dhe shpresojmë të paraqitemi mirë. Interi është i fortë, ka ndërruar vetëm trajnerin dhe Benitez është një trajner i madh. Në këtë moment Eto po bën diferencën dhe në Ligën e Kampionëve kanë luajtur një ndeshje të bukur, por nuk janë të pathyeshëm”. Braziliani nuk e di akoma nëse do të luajë: “Do të bëj gjithçka është e mundur për të qenë në fushë, sepse është një ndeshje që nuk dua ta humb. Nëse nuk do të jetë mundur do të bëj tifo për shokët e skuadrës. Jam përmirësuar dhe kam filluar të bëj teste për të parë se si reagon kavilja. Dëmtimi ka qenë më pak serioz nga sa kam menduar në fillim. Nesër (sot) do të zhvilloj testet e fundit dhe më pas do të vlerësojmë situatën”, ka thënë sulmuesi i Juventusit.
5 mënyra si Juventus ta mposht Interin
1) KRASIC, Kur ai ka topin, Chivu nuk ka gjasa ta kap atë
Christian Chivu nuk është mbrojtës i jashtëzakonshëm. Milos Krasic, idhulli i ri i tifozëve Biankonerë. Sërbi ka ritmin dhe agresivitetin dhe mendohet se do ti shkaktojë vuajtje Christian Chivus. Në përjellje të Krasic do të jetë edhe Maicon.
2) Rivënjet nga këndi
Juventus ka disa lojtar shtatlartë që shquhen në lojen e mirë në ajër, si Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci, Vincenzo Iaquinta, Amauri dhe Felipe Melo, e kundërta ndodh me lojtarët e Interit të cilët nuk kanë lojtarë shtatlartë, Juventinët duhet të përfitojnë nga kjo dobësi e Benitezit.
3) Me shpresë se Benitez do të luaj me 4-3-1-2
Me shpresë se Rafa Benitez do të kryer një gabim të njëjtë me atë të Roberto Mancinit, duke luajtur me formacion 4-3-1-2.
4) Juventinët të mos i dëgjojnë deklaratat e Morattit për Calciopolin
Ndeshja Inter-Juventus sigurisht se do ti ketë edhe disa deklarata palidhje të Massimo Morattit dhe ndihmësit të tij budalla Andy Garcia duke e bezdisur Juventusin kinse ata i kan borxh Interit Scudetto të tjera. Deklarata këto të pa kuptimta. Por Bianconerët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të qetë lidhje me këto deklarata, dhe të përqëndrohen në lojën e tyre.
5) Bllokimi i Samuel Eto`o
Vështirë të thuhet, por Samuel Eto'o është në formë të mirë. Në qoftë se Chiellini dhe Bonucci arrijnë të ndalojnë 29 vjeçarin do të kenë më lehtë për ta mposhtur Interin. Dy qendrat Juventine kanë kryer një punë të mirë në natën e enjte kundër Carlos Tevez dhe Emmanuel Adebayor, ata duhet të jenë edhe më të mirë ndaj Eto'o.
Të Ftuarit e Del Nerit për ndeshjen kundër Interit
Pas trajnimit të sotëm, Luigi Del Neri bëri të ditur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kunër Interit në San Siro e cila zhvillohet të dielën në ora 20:45. Rikthehet Amauri.
Këtu është lista e plotë:
2 Motta
3 Chiellini
4 Felipe Melo
5 Sissoko
8 Marchisio
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Amauri
13 Manninger
14 Aquilani
18 Quagliarella
19 Bonucci
20 Lanzafame
21 Grygera
23 Pepe
25 Martinez
27 Krasic
29 De Ceglie
30 Storari
31 Costantino
33 Legrottaglie
Chiellini: Kurrë nuk do të luaja për Interin
Giorgio Chiellini thotë se ai kurrë nuk do të largohej nga Juventusi për t’iu bashkuar Interit dhe ka zbuluar se Juve do të përfitojë nga besnikëria e tij, derisa ai përgatitet të nënshkruajë marrëveshjen e re.
“Kurrë nuk do t’i bashkohesha Interit. E kam Juventusin në brendi timen dhe kurrë nuk do të mund ta shihja veten me atë fanellë. Jam rritur si lojtar këtu dhe jam bërë burrë”.
“Rinovimi? Është një gjest i rëndësishëm nga ana e klubin dhe nga drejtorët e vjetër dhe të tashëm, pasi kontrata e re ka qenë në rrugë. Jam shumë afër rinovimit”, ka shtuar Chiellini.
Dy gjigantët italian, Interi dhe Juventusi, do të përballen gjatë të dielës në Giuseppe Meazza në derbin më të madh të javës dhe njërin prej më emocionuesve të sezonit.
Derbi d’Italia - Parashikimi i ndeshjes
Interi përballë Juventusit, Nerazzurët kundër Bianconerëve, Kaltër e zinjtë ndaj Zonjës së Vjetër – Ky është derbi më i madh italian, derbi d’Italia numër 213, vendi ku takohen dy skuadrat më të trofeshme italiane, me një kauzë të vetme – hakmarrjen, dhe atë jo gjëkundi, por në skalën e Milanos, aty ku në vend të violinave dhe melodive të buta, do shohim luftë të ashpër, luftë e cila ndikohet drejtpërsëdrejti nga historia, histori kjo e shkruar në folenë mitike, Giuseppe Meazza.
Koha: E dielë, 20:45.
Vendi: Stadiumi Giuseppe Meazza, Milano
Juventusi siç dihet është skuadra më e trofeshme italiane, me 27 Scudetto, ndërsa përballë do ta ketë rivalin e përbetuar, rivalin me të cilin ka ende disa hesape të pasqaruara nga viti 2006, viti i Calciopolit, kemi të bëjmë me Interin që ka një yll në fanellë dhe 18 tituj të Serie A në vitrinë. Siç është lartpërmendur, rivaliteti mes dy filozofive të ndryshme është ngritur drastikisht pas Calciopolit, ku Interi ia mori dy tituj Juventusit. Ky është një prej shkaqeve të shumta, pse derbi d’Italia është një nga ndeshjet më të tensionuara italiane, në mos më e tensionuara dhe pikërisht për këtë arsye, JUVENTUS-FANS është vendi ku do të detajizohet ky supertakim i gjigantëve.
Buzëqeshje në krizë…
A është vërtet Interi në krizë? Këtë do ta shohim jo më larg se të dielën. Interi vjen pas një fitoreje sensacionale prej 4-0 ndaj Werderit, por javën e kaluar në Serie A, Interi pësoi dhe shokun e parë këtë sezon nga Roma. Interi është lider, por loja e Nerazzurëve dhe fondi i lojtarëve lë pak vend për të shpresuar tek tifozët Nerazzur, të cilët janë të zhgënjyer nga mos angazhimi në tregun e transferimeve.
Nga ana tjetër, Nerazzurët në shtëpi nuk dinë për humbje që prej më se dy vitesh, humbje e shkaktuar kjo pikërisht nga Juventusi. Statistikë vërtet impresionuese kjo, marrë parasysh dhe mbrojtjen solide të Interit, që ka pranuar vetëm tre gola në pesë javët e para.
Forma e Interit:
Inter – Werder Bremen 4:0
Roma - Inter 1:0
Inter – Bari 4:0
Palermo – Inter 1:2
Twente – Inter 2:2
Gjendja e ekipit: Thiago Motta, Javier Zanetti, Walter Samuel, Marco Materazzi dhe Diego Milito janë të lënduar. Philipe Coutinho pritet të luajë nga fillimi në krahun e majtë, të mesfushës së përbërë prej tre mesfushorëve qëndrorë, me në krye si sulmues kryesor, Samuel Eto’on.
Lojtari kyç:
Samuel Eto’o është aktualisht golashënuesi më i mirë në Serie A, me pesë gola në pesë javët e para. Kamerunasi pos të tjerash është në formë të lartë, sidomos pas hettrikut të realizuar të mërkurën ndaj Werder Bremenit. Tani Eto’o me një rol më ndryshe se sa nën Jose Mourinhon, mbetet njeriu kryesor te Kaltër e Zinjtë.
Formacioni i mundshëm i Interit (4-3-2-1): Julio Cesar, Lucio, Ivan Ramiro Cordoba, Christian Chivu, Maicon, Esteban Cambiasso, Wesley Sneijder, Dejan Stankovic, Philippe Coutinho, Goran Pandev, Samuel Eto’o.
E ri-ringjallura Zonja e Vjetër !
Pas një sezoni dëshpërues, më zhgënjyesin në historinë e bujshme Juventine, Bianconerët janë rikthyer mirë në skenën e futbolli italian.
Juventusi aktualisht gjendet në pozitën e nëntë në tabelën e Serie A, me vetëm tri pikë më pak se lideri Inter. Juventusi ndeshjen e kaluar në Serie A e fitoi me rezultat 4-2 ndaj Cagliarit në Torino, ndërsa arriti një barazim të merituar në transfertë te City, duke dhënë shenja të mira para derbit.
sh-kampionët e Evropës dhe Italisë, janë gjithashtu në formë të jashtëzakonshme para golit me 12 shpime të portave në Serie A. Por, Juventusi çalon në mbrojtje, aty ku do të duhet vëmendje maksimale për shkak të formës së lartë të Eto’os.
Forma e Juventusit
Manchester City – Juventus 1:1
Juventus – Cagliari 4:2
Juventus – Palermo 1:3
Udinese – Juventus 0:4
Juventus – Lech Poznan 3:3
Gjendja e ekipit: Gianluigi Buffon, Armand Traore nuk janë të gatshëm për lojë. Alessandro Del Piero sipas të gjitha gjasave do të startojë pranë Vincenzo Iaqiuntas në sulmin Bianconer, të sistemit 4-4-2, të cilin pritet ta përdorë Del Neri.
Lojtari kyç:
Kush tjetër pos Alessandro Del Pieros. Legjenda e Juves u nxori probleme të mëdha mbrojtëve të Cityt, ndërsa goditja e tij e lirë e cila qëlloi metaliken, tregoi edhe njëherë se ai është lojtari më i mirë i Juventusit këtë sezon. Del Piero do përkujdeset për t’i vënë nën presion mbrojtësit e hekurt të Interit.
Formacioni i mundshëm i Juventusit (4-4-2): Marco Storari, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci, Leandro Rinaudo, Zdenek Grygera, Milos Krasic, Felipe Melo, Claudio Marchisio, Simone Pepe, Vincenzo Iaquinta, Alessandro Del Piero.
Statistikat kokë më kokë:
Pesë ndeshjet e fundit:
Serie A, 16 prill, 2010 Inter – Juventus 2:0
Coppa Italia, 28 janar, 2010 Inter – Juventus 2:1
Serie A, 5 dhjetor,2009 Juventus - Inter 2:1
Serie A, 18 prill, 2009 Juventus – Inter 1:1
Serie A, 22 nëntor, 2008 Inter – Juventus 1:0
Në 180 përballje mes Interit dhe Juventusit në Serie A, u regjistruan këto statistika:
Juventusi: 80 fitore, 45 barazime, 55 humbje, 259 gola të shënuar, 228 gola të pranuar
Interi: 55 fitore, 45 barazime, 80 humbje, 228 gola të shënuar, 259 gola të pranuar.
Fitorja më e lartë e Juventusit ndaj Interit është regjistruar më 10 qershor të vitit 1961, kur atëkohë Bianconerët turpëruan me rezultat 9:1 Nerazzurët.
Nga ana tjetër, Interi e shënoi fitoren më të lartë ndaj Juventusit më 4 prill të vitit 1954, me rezultat 6:0.
Epilogu i takimit:
Beteja kryesore pritet të zhvillohet në mesfushë. Wesley Sneijder do të ketë punë me Claudio Marchision, kurse Dejan Stankovic me kreativitetin e një Simone Pepe. Nga ana tjetër, interesante do jetë dhe lufta mes Chivus dhe Milos Krasic.
Të dielën do të shohim edhe beteja tjera interesante në sulm. Samuel Eto’o do të ketë të bëjë me Giorgio Chiellinin, mbrojtësin më të mirë italian, i cili është i fortë si hekuri në mbrojtje dhe i rrezikshëm si skifter në sulm.
Andrea Agnelli, ndez sfidën Inter-Juventus
Presidenti: Ne, gjithmonë në sulm. Fitoret janë të merituara, të mbrojmë klubin.
Edhe 24 orë dhe sfida e pafund ndërmjet “armiqve të dashur” bardhezinj dhe zikaltër do të transferohet në fushën e lojës. Për momentin përballja mbetet verbale, ashtu si në shumë raste të tjera. Gjatë paradites së djeshme, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, u është drejtuar tifozëve me një letër, e cila është publikuar në faqen zyrtare të klubit. Ai ka lëshuar një apel për të mos rritur tonet, e për të evituar polemikat e trashëguara nga e kaluara. Por, në të njëjtën kohë, me deklaratën e tij ai jep një përgjigje edhe për presidentin e Interit, Moratti, dhe për administratorin Paolilo, që të bezdisur nga pretendimet e bardhezinjve për heqjen e titullit të vitit 2006, të cilin zikaltrit e fituan në tavolinë, kanë thënë se Juve duhet të kthejë më parë disa tituj të parregullt të mëparshëm, duke i hedhur benzinë zjarrit të supersfidës në Serinë A.
Agnelli shkruante: “Të dashur tifozë, kjo pjesë e parë e sezonit sportiv shpesh është shoqëruar nga polemika, nga opinione dhe në disa raste nga sulme ndaj Juventusit dhe historisë së klubit. Pas pak orësh do të hapet sipari i një ndeshje, që përkufizon një pjesë të madhe të historisë së futbollit. Një histori që për ne juventinët është ndërtuar nga pasioni dhe nga triumfet e shpeshta, të cilat i kemi merituar të gjitha në fushë. Fjalët (term i cili është përdorur posaçërisht për të treguar peshën e akuzave nga drejtuesit e Interit) e muajve të fundit kanë ngritur tonet dhe shpesh kanë ngatërruar rolet. Mendoj se ka ardhur koha që të merremi me të tashmen. Koha kur aksionerët e Juventusit dhe drejtuesit e klubit duhet të punojnë për të mbrojtur ngjyrat bardhezi, me mjetet e duhura dhe në mënyrën më korrekte e më transparente të mundshme (duke iu referuar akuzave të Morattit se “Zonja e Vjetër” dhe FIGC kanë një linjë të përbashkët për çështjen “Calciopoli”). Në anën tjetër, punojmë përditë që lojtarët të jenë në formën e duhur për të dhuruar paraqitje të denja për ngjyrat e fanellës sonë”. Presidenti i Juventusit nuk ka folur me emra konkretë, por është e lehtë të kuptohet që fjalët nuk u drejtohen vetëm tifozëve të skuadrës, por edhe klubit zikaltër. “Ka ardhur koha kur tifozët, me ndjenjë përgjegjësie, ndoshta edhe më të lartë se disa drejtues, vazhdonte Agnelli, mbështesin skuadrën e tyre në momentet e vështira, pa rënë në ekzagjerime të kota dhe në episode dhune, duke damkosur kontributin e të gjithë atyre që e kanë zemrën juventine: futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve, punëtorëve të klubit dhe miliona fansave. Kjo kohë zgjat 113 vjet dhe do të vazhdojë edhe pas këtyre 90 minutave, gjatë të cilave duhet të jemi tifozë shembullorë, ndërsa më pas do të kthehemi në punën tonë: Juventusi do të vazhdojë të paraqitet në të gjitha institucionet, në mënyrë që arsyet e paraqitura të dëgjohen, të vlerësohen dhe të trajtohen njësoj”.
Calciopoli, tension në gjyq ndërmjet Baldinit dhe Moggit
Dita e parë e gjyqit për “Calciopoli”-n filloi me dëshmitarët e parë.
Gjyqi për “Calciopoli”-n ka nisur menjëherë me debate. Gjatë ditës së djeshme, në Gjykatën e Napolit janë paraqitur presidenti i Federatës Italiane (FIGC), Giancarlo Abete, ish-disenjatori i arbitrave në Serinë A, Pierluigi Collina (që tashmë punon për UEFA-n), por mbi të gjitha ish-drejtori sportiv i Romës, Franko Baldini. Ky i fundit njihet si armiku historik i Luciano Moggit. Paraditja ka kaluar pa zhurmë dhe pa deklarata të bujshme: Abete nuk tregon asgjë me vlerë, ndërsa Collina thekson se “kurrë nuk jam vënë nën presion, për të ndikuar në rezultatin e ndeshjeve”. Por, gjithçka ndryshoi kur Baldini, që aktualisht punon si menaxher i përgjithshëm i përfaqësueses angleze, ka akuzuar “Big Lucianon”. “Moggi është një njeri pa cilësi”, ishte fraza që hapi polemikën. Gjyqtarja Teresa Casoria i kërkoi dëshmitarit të ruante qetësinë, ndërsa avokati Paolo Trofino ka frenuar Moggin, i cili u ngrit menjëherë në këmbë. Procesi për skandalin që tronditi futbollin italian në vitin 2006 është ndezur rreth dëshmisë së Baldinit, i cili e ka vënë theksin te konfliktet e tij të mëparshme me Moggin, duke nënvijëzuar se ky i fundit e ka kërcënuar. Replika e “Big Lucianos” ishte: “Do ta padis”.
Adebajor: E dua Italin e dua Juventusin
Sulmuesi i Man City Adebajor në një intervist dhënë për mediat intaliane u shpreh: ”Jam i paknaqur që nuk luaj në formacjonin bazë të ekipit, por kjo nuk do të thotë se nuk kam raporte të mira me trajnerin përkundrazi raportet janë të shkëlqyeshme.”
“Kamë dëgjuar disa thash e theme ditëve të fundit ku më lidhin mua me klubet italiane veqanërisht me Juventusin, unë e dua italin dhe do të doja të luaja në Serie A, shoku im i klubit Viera më ka folur për Juventusin për Torinon dhe për italin në përgjithësi, mendoj se do të përshtatesha në itali dhe në Juventus,nëse ata më dëshirojn unë do të shkoja me knaqësi.”
Te gjitha ndeshjet Inter - Juve
TABELA - Juventus
214 TAKIME
95 FITORE
52 BARAZIME
67 HUMBJE
307 GOLA TE SHENUAR
266 GOLA TE PESUAR
14.11.1909 Serie A Juventus-Inter 2-0
28.11.1909 Serie A Inter-Juventus 1-0
12.03.1911 Serie A Inter-Juventus 1-1
28.05.1911 Serie A Juventus-Inter 0-2
26.11.1911 Serie A Inter-Juventus 6-1
11.02.1912 Serie A Juventus-Inter 0-4
14.12.1913 Serie A Juventus-Inter 7-2
04.01.1914 Serie A Inter-Juventus 6-1
22.03.1914 Serie A Juventus-Inter 1-0
17.05.1914 Serie A Inter-Juventus 2-2
23.05.1920 Serie A Inter-Juventus 1-0
07.10.1923 Serie A Juventus-Inter 2-0
20.04.1924 Serie A Inter-Juventus 2-2
07.11.1926 Serie A Juventus-Inter 4-1
06.02.1927 Serie A Inter-Juventus 3-0
10.04.1927 Serie A Inter-Juventus 2-1
26.06.1927 Serie A Juventus-Inter 1-3
08.12.1927 Serie A Juventus-Inter 1-1
26.02.1928 Serie A Inter-Juventus 1-0
17.05.1928 Serie A Inter-Juventus 1-4
22.07.1928 Serie A Juventus-Inter 1-0
25.11.1928 Serie A Juventus-Inter 0-0
21.04.1929 Serie A Inter-Juventus 4-2
20.06.1929 Kupa e Kupave Juventus-Inter 1-0
19.03.1930 Serie A Juventus-Inter 1-2
29.06.1930 Serie A Inter-Juventus 2-0
18.01.1931 Serie A Inter-Juventus 2-3
21.06.1931 Serie A Juventus-Inter 1-0
17.01.1932 Serie A Juventus-Inter 6-2
05.06.1932 Serie A Inter-Juventus 2-4
18.12.1932 Serie A Juventus-Inter 3-0
25.05.1933 Serie A Inter-Juventus 2-2
12.11.1933 Serie A Inter-Juventus 3-2
01.04.1934 Serie A Juventus-Inter 0-0
18.11.1934 Serie A Juventus-Inter 1-0
31.03.1935 Serie A Inter-Juventus 0-0
17.11.1935 Serie A Inter-Juventus 4-0
19.01.1936 Kupa Italia Inter-Juventus 0-1
15.03.1936 Serie A Juventus-Inter 1-0
18.10.1936 Serie A Juventus-Inter 1-1
21.02.1937 Serie A Inter-Juventus 2-0
14.11.1937 Serie A Inter-Juventus 2-1
13.03.1938 Serie A Juventus-Inter 2-1
21.04.1938 Kupa Italia Juventus-Inter 2-0
16.10.1938 Serie A Inter-Juventus 5-0
26.02.1939 Serie A Juventus-Inter 0-0
17.09.1939 Serie A Inter-Juventus 4-0
21.01.1940 Serie A Juventus-Inter 1-0
10.11.1940 Serie A Inter-Juventus 2-1
02.03.1941 Serie A Juventus-Inter 2-0
11.05.1941 Kupa Italia Inter-Juventus 0-2
04.01.1942 Serie A Inter-Juventus 4-1
17.05.1942 Serie A Juventus-Inter 4-0
29.11.1942 Serie A Juventus-Inter 4-2
14.03.1943 Serie A Inter-Juventus 3-1
28.05.1944 Serie A Inter-Juventus 2-1
11.06.1944 Serie A Juventus-Inter 1-0
18.11.1945 Serie A Inter-Juventus 2-2
17.02.1946 Serie A Juventus-Inter 0-0
05.05.1946 Serie A Inter-Juventus 1-0
23.06.1946 Serie A Juventus-Inter 1-0
15.12.1946 Serie A Juventus-Inter 4-1
18.05.1947 Serie A Inter-Juventus 0-0
12.10.1947 Serie A Inter-Juventus 4-2
14.03.1948 Serie A Juventus-Inter 2-0
04.11.1948 Serie A Juventus-Inter 0-1
06.03.1949 Serie A Inter-Juventus 1-1
13.11.1949 Serie A Juventus-Inter 3-2
26.03.1950 Serie A Inter-Juventus 2-4
03.12.1950 Serie A Inter-Juventus 3-0
22.04.1951 Serie A Juventus-Inter 0-2
06.01.1952 Serie A Juventus-Inter 3-2
01.06.1952 Serie A Inter-Juventus 3-2
04.01.1953 Serie A Inter-Juventus 2-0
10.05.1953 Serie A Juventus-Inter 2-1
22.11.1953 Serie A Juventus-Inter 2-2
04.04.1954 Serie A Inter-Juventus 6-0
12.12.1954 Serie A Inter-Juventus 1-2
24.04.1955 Serie A Juventus-Inter 3-2
08.01.1956 Serie A Juventus-Inter 1-0
13.05.1956 Serie A Inter-Juventus 0-2
14.10.1956 Serie A Inter-Juventus 1-1
03.03.1957 Serie A Juventus-Inter 5-1
27.10.1957 Serie A Juventus-Inter 3-1
16.03.1958 Serie A Inter-Juventus 2-2
18.12.1958 Serie A Inter-Juventus 1-3
19.04.1959 Serie A Juventus-Inter 3-2
13.09.1959 Kupa Italia Inter-Juventus 1-4
13.12.1959 Serie A Juventus-Inter 1-0
24.04.1960 Serie A Inter-Juventus 0-3
18.12.1960 Serie A Inter-Juventus 3-1
10.06.1961 Serie A Juventus-Inter 9-1
22.10.1961 Serie A Juventus-Inter 2-4
25.02.1962 Serie A Inter-Juventus 2-2
23.12.1962 Serie A Inter-Juventus 1-0
28.04.1963 Serie A Juventus-Inter 0-1
22.12.1963 Serie A Juventus-Inter 4-1
03.05.1964 Serie A Inter-Juventus 1-0
27.12.1964 Serie A Inter-Juventus 1-1
16.05.1965 Serie A Juventus-Inter 0-2
29.08.1965 Kupa Italia Inter-Juventus 0-1
01.01.1966 Serie A Juventus-Inter 0-0
08.05.1966 Serie A Inter-Juventus 3-1
31.12.1966 Serie A Inter-Juventus 1-1
07.05.1967 Serie A Juventus-Inter 1-0
31.12.1967 Serie A Juventus-Inter 3-2
28.04.1968 Serie A Inter-Juventus 0-0
12.01.1969 Serie A Inter-Juventus 1-2
04.05.1969 Serie A Juventus-Inter 1-0
26.10.1969 Serie A Juventus-Inter 2-1
01.03.1970 Serie A Inter-Juventus 0-0
27.12.1970 Serie A Inter-Juventus 2-0
18.04.1971 Serie A Juventus-Inter 1-1
02.01.1972 Serie A Inter-Juventus 0-0
23.04.1972 Serie A Juventus-Inter 3-0
04.06.1972 Kupa Italia Inter-Juventus 3-1
25.06.1972 Kupa Italia Juventus-Inter 2-1
07.01.1973 Serie A Inter-Juventus 0-2
13.05.1973 Serie A Juventus-Inter 2-1
17.06.1973 Kupa Italia Inter-Juventus 1-1
27.06.1973 Kupa Italia Juventus-Inter 4-2
06.01.1974 Serie A Juventus-Inter 2-0
28.04.1974 Serie A Inter-Juventus 0-2
01.12.1974 Serie A Inter-Juventus 0-1
23.03.1975 Serie A Juventus-Inter 1-0
29.05.1975 Kupa Italia Juventus-Inter 1-2
19.06.1975 Kupa Italia Inter-Juventus 2-6
31.08.1975 Kupa Italia Inter-Juventus 1-0
14.12.1975 Serie A Juventus-Inter 2-0
04.04.1976 Serie A Inter-Juventus 1-0
16.01.1977 Serie A Juventus-Inter 2-0
08.05.1977 Serie A Inter-Juventus 0-2
01.06.1977 Kupa Italia Juventus-Inter 0-1
08.06.1977 Kupa Italia Inter-Juventus 1-0
18.12.1977 Serie A Inter-Juventus 0-1
08.04.1978 Serie A Juventus-Inter 2-2
10.12.1978 Serie A Juventus-Inter 1-1
14.04.1979 Serie A Inter-Juventus 2-1
25.04.1979 Kupa Italia Juventus-Inter 3-1
09.05.1979 Kupa Italia Inter-Juventus 1-0
11.11.1979 Serie A Inter-Juventus 4-0
28.11.1979 Kupa Italia Inter-Juventus 1-2
30.01.1980 Kupa Italia Juventus-Inter 0-0
23.03.1980 Serie A Juventus-Inter 2-0
23.11.1980 Serie A Juventus-Inter 2-1
29.03.1981 Serie A Inter-Juventus 1-0
20.12.1981 Serie A Inter-Juventus 0-0
25.04.1982 Serie A Juventus-Inter 1-0
19.12.1982 Serie A Inter-Juventus 0-0
01.05.1983 Serie A Juventus-Inter 0-2
11.06.1983 Kupa Italia Juventus-Inter 2-1
15.06.1983 Kupa Italia Inter-Juventus 0-0
18.12.1983 Serie A Juventus-Inter 2-0
29.04.1984 Serie A Inter-Juventus 1-2
11.11.1984 Serie A Inter-Juventus 4-0
24.03.1985 Serie A Juventus-Inter 3-1
24.11.1985 Serie A Inter-Juventus 1-1
23.03.1986 Serie A Juventus-Inter 2-0
26.10.1986 Serie A Juventus-Inter 1-1
15.03.1987 Serie A Inter-Juventus 2-1
25.10.1987 Serie A Inter-Juventus 2-1
06.03.1988 Serie A Juventus-Inter 1-0
18.12.1988 Serie A Inter-Juventus 1-1
07.05.1989 Serie A Juventus-Inter 1-1
17.09.1989 Serie A Inter-Juventus 2-1
28.01.1990 Serie A Juventus-Inter 1-0
28.10.1990 Serie A Juventus-Inter 4-2
10.03.1991 Serie A Inter-Juventus 2-0
08.12.1991 Serie A Juventus-Inter 2-1
12.02.1992 Kupa Italia Juventus-Inter 1-0
26.02.1992 Kupa Italia Inter-Juventus 1-2
26.04.1992 Serie A Inter-Juventus 1-3
25.10.1992 Serie A Inter-Juventus 3-1
21.03.1993 Serie A Juventus-Inter 0-2
28.11.1993 Serie A Inter-Juventus 2-2
02.04.1994 Serie A Juventus-Inter 1-0
02.10.1994 Serie A Juventus-Inter 0-0
05.03.1995 Serie A Inter-Juventus 0-0
17.12.1995 Serie A Juventus-Inter 1-0
20.04.1996 Serie A Inter-Juventus 1-2
20.10.1996 Serie A Juventus-Inter 2-0
13.11.1996 Kupa Italia Juventus-Inter 0-3
18.12.1996 Kupa Italia Inter-Juventus 1-1
09.03.1997 Serie A Inter-Juventus 0-0
04.01.1998 Serie A Inter-Juventus 1-0
26.04.1998 Serie A Juventus-Inter 1-0
25.10.1998 Serie A Juventus-Inter 1-0
27.02.1999 Serie A Inter-Juventus 0-0
12.12.1999 Serie A Juventus-Inter 1-0
16.04.2000 Serie A Inter-Juventus 1-2
03.12.2000 Serie A Inter-Juventus 2-2
14.04.2001 Serie A Juventus-Inter 3-1
27.10.2001 Serie A Juventus-Inter 0-0
09.03.2002 Serie A Inter-Juventus 2-2
19.10.2002 Serie A Inter-Juventus 1-1
02.03.2003 Serie A Juventus-Inter 3-0
29.11.2003 Serie A Juventus-Inter 1-3
04.02.2004 Kupa Italia Juventus-Inter 2-2
12.02.2004 Kupa Italia Inter-Juventus 2-2
04.04.2004 Serie A Inter-Juventus 3-2
28.11.2004 Serie A Inter-Juventus 2-2
20.04.2005 Serie A Juventus-Inter 0-1
20.08.2005 Super Kupa Italia Juventus-Inter 0-1
02.10.2005 Serie A Juventus-Inter 2-0
12.02.2006 Serie A Inter-Juventus 1-2
04.11.2007 Serie A Juventus-Inter 1-1
23.01.2008 Kupa Italia Inter-Juventus 2-2
30.01.2008 Kupa Italia Juventus-Inter 2-3
22.03.2008 Serie A Inter-Juventus 1-2
26.11.2008 Serie A Inter-Juventus 1-0
18.04.2009 Serie A Juventus-Inter 1-1
05.12.2009 Serie A Juventus-Inter 2-1
28.01.2010 Kupa Italia Inter-Juventus 2-1
16.04.2010 Serie A Inter-Juventus 2-0
- www.Grandejuve.tk si dhe www.grande-juve.net priten te kthehen online seshpejti mirpo jemi duke punuar ne web per ata eshte edhe onfline..