03 tetor 2010

Derby d’Italia, pa fitues


Interi dhe Juventusi kanë barazuar pa gola në takimin kryesor të javës së gjashtë, i cili u zhvillua të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza.

Në pjesën e parë Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë duke menaxhuar lojën, megjithatë pas 45 minutash rezultati ishte ai i fillimit.

Bianconerët madje arritën të shënojnë në portën e Julio Cesar, mirëpo goli i Iaquintas u anulua për shkak të pozitës jashtë lojë.

Në gjysmën e dytë loja u balancua, ndërsa zikaltrit filluan të bëheshin të rrezikshëm para portës së Storarit.

Rastin më të mirë për të shënuar e pati Diego Milito, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Pas xhiros së gjashtë, Interi pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa kanë Napoli dhe Milani, ndërsa Juventusi do të ngritet në pozitën e shtatë me tetë pikë.