Lumë golash në kampionatin holandez, ku kryesuesit e PSV Eindhovenit kanë turpëruar rivalët e Feinordit me rezultatin e çuditshëm 10-0.
Nuk është rekord, por dhjetë gola në një ndeshje të vetme rrallë ndodh të shohësh. Pikërisht kjo ka ndodhur të dielën në kampionatin holandez, ku PSV Eindhoveni, kryesuese në klasifikim, ka “masakruar” Feinordin me rezultatin e turpshëm 10-0. Vetëm dy gola në pjesën e parë, e plot tetë në të dytën, ndërkohë që miqtë ishin me dhjetë lojtarë që prej minutës së 34-t.
Në sfidën e luajtur në “Phillips Stadium”, vendosën tregolëshi i brazilianit Reis, dygolëshat e Lens dhe Dzsudzsak, si dhe golat e Toivonen, Afelai dhe Engelar. Kjo është humbja më e thellë në historinë e Feinordit, që përmban edhe një Kupë të Kampionëve në vitin 1970. Humbja më e rëndë deri para të sotmes ishte ajo 8-2 kundër Ajaksit më 1983-shin.
Holland - Eredivisie
NAC Breda 1 - 2 Roda Kerkrade
De Graafschap 1 - 1 Heracles Almelo
NEC Nijmegen 3 - 2 FC Groningen
Heerenveen 2 - 0 VVV Venlo
Excelsior Rotterdam 2 - 2 Ajax Amsterdam
AZ Alkmaar 3 - 0 Willem II Tilburg
FC Twente Enschede 3 - 2 Den Haag
PSV Eindhoven 10 - 0 Feyenoord Rotterdam
Vitesse Arnhem 1 - 4 FC Utrecht