18 dhjetor 2009

Wenger: Fabregas kthehet shpejt

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger ka insistuar se lëndimi i Cesc Fabregasit nuk është afatgjatë edhe pse ai tha se klubi është duke i pritur rezultatet.
“ Cesc bëri një skanim ( të enjtën ), dhe ne nuk i kemi marrë ende. Një gjë është e sigurtë, ai nuk do të luaj të shtunën.”
“ Krah kësaj, gjithçka varet nga skanimi.”
“ Nëse është çarje, është gjë e vogël, sepse maksimalisht do të mungonte 10 ditë.” Përfundoi Wenger.