21 dhjetor 2009

Van der Vaart dëshiron të vazhdojë me Realin

Mesfushori holandez Rafael van der Vaart ka qenë më se i kënaqur që ka fituar rast të luajë për Real Madrid nën drejtimin e Manuel Pellegrinit.

Holandezi ishte në mesin e golashënuesve në fitoren 6-0 të Real Madridit ndaj Real Zaragoza gjatë të shtunës.

“Synoj ta përfundoj sezonin këtu dhe të përfundoj kontratën me Real Madridin. Jam shumë i lumtur këtu dhe po luaj mirë për momentin”, ka thënë holandezi.