01 dhjetor 2009

Tifozët e Barcelonës përdorën laser tek lojtarët e Real Madridit

Tifozët e Barcelonës kanë përdorur laser shkëlqyes ilegal kundër lojtarëve të Real Madridit gjatë El Clasicos i cili u zhvillua të dielën.
Iker Casillas ishte viktimë e parë e një rreze dhe një dritë jeshile është parë kur ai ishte duke u nxehur para ndeshjes.Ndërsa Pepe ishte gjithashtu i penguar nga një dritë kur ai ndërhyu tek Thierry Henry në pjesën e parë.
Tifozët e Barcës pastaj kthyen vëmendjen tek Cristiano Ronaldo i cili kishte disa ‘fërkime’ me Andres Iniestan.Kamerat televizive zunë dritën e gjelbër në fytyrën e Cristiano Ronaldos pas incidentit.
Alvaro Arbeloa ishte lojtari i fundit i cili u pengua me laser.Tifozët Blaugranas ishin të zemëruar me të sepse ai bëri disa faula ndaj Leo Messit.
Casillas ishte ankuar tek gjyqtari kryesor dhe ky i fundit i tha se ishte në dijeni të asaj që po ndodhte mirëpo ai nuk publikoi asgjë në raportin e ndeshjes.
Mbrojtësi Eric Abidal duke bërë shaka tha: “ Ne luajtëm aq shpejt sa që laserët nuk mund të na përcillnin”.
Nuk është hera e parë që tifozët e Barcelonës bëjnë një gjë të tillë.Në sezonin 2007-08 ata e ngacmuan portierin e Getafes,Pato Abbondanzieri i cili u ankua se u ngacmua nga laserët por asnjë veprim ligjor nuk u ndërmarr ndaj Barcës.