02 dhjetor 2009

Simplicio në planet e Milanit

Skuadra e Milanit e konsideron mesfushorin Palermos, Fabio Simplicio, si zëvendësues të denjë të Gennaro Gattusos.
Gattuso ka deklaruar se dëshiron t’i braktisë Rossonerët në janar, duke qenë se nuk luan sa duhet, ndërsa Corriere dello Sport njofton se drejtorët e klubit tashmë po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Simlicios i përfundon kontrata në qershorin e vitit që vjen, ndërsa Palermo nuk do të lejojë që ai të shkojë si transfer i lirë, por do të tentojë shitjen e tij që në janar