04 dhjetor 2009

Pique dëshiron edhe më shumë tituj me Barcelonën


Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, edhe këtë vit dëshiron të fitojë shumë tituj me klubin e tij.
Sezoni i kaluar ishte i përkryer për Barcelonën, që fitoi të gjithë titujt e mundshëm. Këtë vit betejën për tituj të ri katalanasit do ta fillojnë në Kupën Botërore të Klubeve, që do të jetë shansi i parë për trofe. “Ekipi do të luftojë për të gjithë titujt, ndeshje pas ndeshje ne përpiqemi ta tregojmë këtë. Do të doja që çdo vit pritet të jenë të njëjta, kjo do të thotë që edhe vitet tjera të fitojmë tituj”, ka thënë Pique