Ylli i Barcelonës Lionel Messi është deklaruar si i nderuar që është zgjedhur fitues i topit të artë 2009, pasi që është bërë dhe publike zgjedhja e tij si futbollisti më i mirë i Europës.
“ Është nderi im që të jem i zgjedhur për topin e artë, por dhe të jem Argjentinasi i parë që e merr këtë çmim.”
Ai u shpreh i befasuar me mënyrën si fitoi, duke siguruar 473 pikë, 240 para Cristiano Ronaldos në vendin e dytë.
“ Sinqerisht, unë e dija se isha përkrah favoritëve, sepse Barca ishte e suksesshme, duke fituar gjithçka. Por nuk e kam pritur të fitojë me këtë diferencë (240pikë). Topi i artë është i rëndësishëm për mua. Të gjithë ata që e fituan ishin lojtarë të mëdhenj. Dhe disa më të mëdhenj nuk e kishin fituar kurrë.”
“ Nuk do të jetë lehtë ta përsëris këtë sukses. Unë shpresoj se viti i ardhshëm do të jetë me suksesin e njëjtë. Por, ta fitoj topin e artë dy vite rresht, nuk është e lehtë…” deklaroi Messi për France Football.