01 dhjetor 2009

Llorente : Villa vlen 84 milion €

Raporte në të kaluarën thonin se Valencia mund të bindet përfundimisht për ta shitur David Villën që ti shlyj borxhet e mëdha.
“ Shitja e lojtarëve nuk duhet të shihet si gjë negative, por duhet të shihet si mundësi financiare.”
“ Të gjitha klubet shesin lojtarët. Ne nuk frikësohemi nëse i shesim.”
“ Në këtë rast, nuk ka asgjë të bëj me Villan. Është çmimi që tregu e ka vënë. Nëse ai shënon dhe na ndihmon për tu kualifikuar për në Champions League, atëherë vlera e tij do të rritet dhe më shumë.”
I pyetur se cili është çmimi që ai ja ka vënë Llorente u përgjigj:
“ Ai kushton sa dyfishi i 42 milion euro.” Përfundoi presidenti i Valencias Manuel Llorente.
Manchester United, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona kanë ringjallur interesimin për Villa, përderisa trajneri i Valenciës Unai Emery kishte thënë haptaz se Villa do të shitet.