01 dhjetor 2009

Irlanda nuk do të jetë përfaqësuesja e 33-të në Botëror

FIFA ka refuzuar kërkesën e Federatës Irlandeze të Futbollit që ta përfshijë Irlandën si përfaqësuesen e 33-të në finalet e Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Irlanda u eliminua nga Franca pas një goli të shënuar nga William Gallas në vazhdimeve, mirëpo më herët Thierry Henry e kishte prekur topin me dorë para se të asistonte te golashënuesi.
Federata Irlandeze e Futbollit nuk pajtohet me faktin që goli është pranuar, ndërsa ka kërkuar që FIFA ta shlyejë ‘borxhin’ ndaj Irlandës duke e përfshirë atë si përfaqësuesen e 33-të.
Mirëpo, Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, thotë se diçka e tillë është e pamundur, sepse do ta ndryshonte tërësisht strukturën aktuale, me ç’rast 32 përfaqësuese garojnë në tetë grupe nga katër.
Sipas Sky Sports, Valcke ka thënë se kjo do të hapte dyert për përfaqësueset tjera, të cilat po ashtu kanë arsye për t’u ankuar. /