21 dhjetor 2009

Espanjoli deshiron Pipi Inzagin

Skuadra e Espanjollit, ka në plan që gjatë merkatos së dimrit të tërheqë sulmuesin italian që luan te Milani, Filipo Inzagi shkruan në numrin e sotëm gazeta “katalonase”- Sport.
Super Pipo dëshiron të luaj standard, mirëpo një gjë e tillë nuk është e mundur te skuadra e Milanit në të cilën skuadër ka shumë sulmues dhe si rezultat i tillë, trajneri Leonardo më shumë është duke e lënë në bankinë. Skuadra e Espanjollit, njërit ndër sulmuesve më të mirë në historinë e futbollit italian mund ti ofrojë mundësinë për të luajtur pak në kampionatin spanjoll, para se 36-të vjeçari të vendosë që të përfundojë karrierën e tij. Kontrata e Inzagit me Milanin skadon gjatë verës, por është pothuajse e sigurt se ajo nuk do të zgjatet.