02 dhjetor 2009

De Rossi: Juve mund ta mposhtë Interin

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, beson se kampioni në fuqi, Inter, do të vazhdojë të jetë më i fortë në Serie A edhe gjatë këtij sezoni, edhe nëse pëson humbje nga Juventusi fundjavën që vjen.
Pas 14 javësh, zikaltrit kryesojnë Kampionatin italian me shtatë pikë më shumë se Milani që pozicionohet në vendin e dytë, dhe tetë pikë më shumë se Juve që mban pozitën e tretë. “Juve mund ta mposhtë Interin... Mirëpo Interi mbetet më i forti në Itali”, është shprehur italiani për Corriere dello Sport. /Telegrafi/