05 dhjetor 2009

Bayerni në vend të tretë

Ndeshja ndërmjet Bayern Munichut dhe Borussia Mönchengladbachut, ka hapur javën e 15-të në Bundesliga. Takimi i zhvilluar të premten mbrëma në Allianz Arena, përfundoi me fitoren e bavarezëve me rezultat 2-1.
Mario Gomez kaloi vendasit në epërsi (19’), ndërsa Roel Brouwers barazoi rezultatin për mysafirët (28’). Tri pikë nga kjo përballje Bayernit ia siguroi mbrojtësi Holger Badstuber, pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes. Me këtë fitore Bayern Munichu ngjitet në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Werder Bremenin që mban vendin e dytë, dhe tri pikë më pak se lideri, Bayer Leverkusen, por duke mos harruar se bavarezët kanë një ndeshje më tepër të zhvilluar