18 dhjetor 2009

Ballardini: Do të fokusohemi në Serie A

Menaxheri i Lazios, Davide Ballardini, thotë se lojtarët e tij duhet të rigrupohen dhe përqendrohen vetëm në Serie A, pas humbjes në Europa League nga Levski Sofia.
Ballardini e ka quajtur si të tmerrshme kampanjën e tyre në Grupin G të garës evropiane, duke thënë se tash do të fokusohen në kampionatin vendor.
“Tash, ne duhet të përqendrojmë vëmendjen në ligë dhe dua t’ia dalim mirë. Kundër Interit kemi një objektiv tjetër, por do të shkojmë në Milano për t’ia dalë mirë”.
“Kemi nevojë të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme për të siguruar rezultat pozitiv edhe pse nuk jemi në kushtet më të mira për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë ish-trajneri i Palermos./