19 dhjetor 2009

Ancelotti thotë se nuk ka marrëveshje me Agueron

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka qetësuar spekulimet se ekziston ndonjë marrëveshje në mes të ekipit anglez dhe sulmuesit të Atletico Madrid, Sergio Aguero.
Aguero tashmë një kohë thuhet se është cak i Chelseat, ndërsa disa media angleze shkruan së fundi se lojtari do të arrijë në Stamford Bridge që në muajin janar.
“Nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi lajme për ndonjë nënshkrim, ose kontratë me ndonjë lojtarë. Për momentin ne nuk mendojmë ta blejmë Agueron”, ka thënë Ancelotti.