03 tetor 2008

Zyrtare: Legrottaglie rinovon kontraten me Juventusin

Nicola Legrottaglie sot ka rinovuar kontraten e tij me klubin bardhezi deri ne vitin 2012. Legrottaglie arriti ne Juventus ne vitin 2003 nga deshira e trajnerit Marcello Lippi, ndersa me ardhjen e Fabio Capellos ai hasi ne probleme dhe eshte dashur qe te huazohet ne Bologna dhe Siena. Keshtu qe ne vitin 2006, atehere kur Juvja perjetoi ferrin e saj, Nicola iu rikthye Juves dhe qe atehere eshte njeri nder lojtaret me te pergatitur te Juves. Me ardhjen e teknikut Ranieri, Legro ka filluar nje epoke te re futbollistike dhe tashme ai eshte shtylla e mbrojtjes se Juves se bashku me Giorgio Chiellinin. Mu per kete shkak drejtuesit e klubit vendosen qe t'ia vazhdojne kontraten 32-vjecarit edhe per nje vit. Nuk jane permendur shifrat e perfitimit vjetor te mbrojtesit, mirepo kryesorja eshte se ai ka rinovuar kontraten dhe mendohet se karriera e tij do te permbyllet pikerisht ne skuadren me te forte italiane. Lojtari ne momentin eshte duke u rikuperuar nga lendimi qe pesoi ne ndeshjen me Baten dhe pritet te kthehet ne fushat e gjelberta ne ndeshjen derbi ndaj Realit te Madridit. Kontrata Nicolas i ka perfunduar ne vitin 2010, ndersa me rinovimin e ri ate e con drejt lojtareve kyc te Zonjes. Edhe vete lojtari eshte i lumtur nga kjo kontrate dhe theksoi se: "Edhe ne qofte se nuk do te isha ne planet e Ranierit ne te ardhmen, asnjehere nuk do te kisha kerkuar largimin nga ky klub, sepse Juventusi per mua eshte gjithcka dhe nuk kam t'ia ktheje keshtu u shpreh ai. Gjithashtu italiani vazhdoi se deshira e tij e madhe eshte qe te mbyll karrieren pikerisht ne Torino, ne nje skuader aq te madhe sic eshte Juvja" - perfundoi emocionalisht mbrojtesi juventin, Nicola Legrottaglie.

Legrottaglie 20-25 dite pushim.

Chiellini lendohet ndersa rikthehet Buffon Juventusi assesi t'i jape fund problemeve qe po has ne ndeshjet e kampionatit dhe Championsit, tashme edhe lendimet ne kete skuader jane bere loje perditshmerie per Ranierin. Claudio Ranieri eshte ne nje presion te madh diteve te fundit, pasi qe skuadra e tij ka filluar te barazoje ne 3 ndeshje radhazi, dhe i eshte derguar nga drejtuesit dhe tifozet e klubit se vetem fitorja ndaj Palermos mund t'ia zgjase bashkejetesen me bardhezinjte. Lajme te keqija per Ranierin jane lendimet e dyshes se mbrojtjes Legrottaglie dhe Chiellini. Qe te dy pesuan lendime gjate ndeshjes ne Ligen e Kampioneve me Bate Borisovin. Nicola Legrottaglie sipas analizave do te duhet te pushoje rreth 20 deri 25 dite. Ai nuk do te jete ne gjendje t'i ndihmoje skuadres se tij ne ndeshjet me Palermon, Napolin si dhe ndeshjet me kombetaren e Italise. Pritet qe Legrottaglie te rikthehet ne ndeshjen e Liges se Kampioneve kunder Realit te Madridit, e cila do te luhet me 21 tetor. Edhe Giorgio Chiellini ka hasur probleme ne gjurin e tij dhe do te jete ne dyshim pjesemarrja e tij ne ndeshjen e se dieles, ku Juvja me nje presion te madh do te prese sicilianet e Palermos. Lajm i mire per Claudio Ranierin do te jete rikthimi i portierit Gianluigi Buffon, i cili ne tre ndeshjet e fundit eshte dashur te rikuperohet.