28 tetor 2008

Moggi planifikon rikthim shokues

Gazeta italiane "La Nazionale" ka shkruar se ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, mund ta gjejë një shteg dhe të rikthehet në futbollin italian.
Të hënën Gjykata Federale e Drejtësisë në Itali ka vendosur në favor të mjeshtrit të transferimeve, dhe disa gjyqtarëve të futbollit, përfshirë këtu Massimo De Santis dhe Paolo Bertini, në rastin e ashtuquajtur “SIM kartela ”. Gazeta e bazuar në Firence njofton se pasi ka fituar këtë betejë, 71-vjeçari mund të përfshihet në futbollin italian duke punuar si një konsultues i jashtëm për transfere, me ç’rast presidentët dhe drejtorët sportiv nuk do të kishin problem me ligjin. Duke parë veprimet e dobëta të Alessio Seccos, “La Nazionale” sugjeron se Moggi mund të depërtojë sërish te Zonja e Vjetër. Mirëpo a janë të gatshëm bardhezinjtë të rrezikojnë edhe një rikthim në Serie B, pasi që Moggi ishte fajtori kryesor për atë që ndodhi dy vite më parë.