28 tetor 2008

Dunga: Adriano vjen para juventinit

Nëse Amauri kërkon Brazilin duhet të ketë durim, të vazhdojë të shpresojë pa pretenduar asgjë dhe të vihet në rrjesht pas Adrianos. Këtë e ka thënë trajneri verdheblu Karlos Dunga, që i ka mbyllur përfundimisht dyert e Seleçaos për sulmuesin e Juventusit duke e shtyrë lojtarin e Ranierit drejt krahëve të Lipit. “Nëse do të jetë pjesë e kombëtares, - sqaron Dunga-, duhet të presë rradhën e tij. Para Amaurit vjen Adriano”. Më pas Dunga ka vazhduar duke thënë se: “Adriano është rikthyer në nivele të larta, por edhe Luis Fabiano po luan në mënyrë të shkëlqyer. Nuk dua të hedh poshtë punën e bërë gjatë këtyre muajve. Një ekip ndërtohet me koherencë dhe duke respektuar disa ekuilibra. Tani besoj tek Adriano dhe Luis Fabiano. Nëse Amauri do të luaj me Brazilin duhet të vazhdojë punën e tij të mirë dhe të presë. Përndryshe…”. Përndryshe të bëjë një zgjedhje tjetër. Dunga nuk e thotë por sigurisht mendon për Italinë dhe Lipin: “Sistemi i vjetër i agjentëve të lojtarëve që përhapin zëra për të forcuar zgjedhjet e trajnerit, - ka sqaruar trajneri brazilian -, mua nuk më ka pëlqyer kurrë. Unë bëj zgjedhjet e mia”.