Mutu nuk mendon t’i paguajё dёmshpёrblimin ChelseatSulmuesi i Fiorentinёs, Adrian Mutu, nuk e ka ndërmend t’ia paguajё Chelseat shumёn e lartё tё dёmshpёrblimit, tё cilёn ia ka caktuar FIFA, pёr shkak tё prishjes sё marrëveshjes me blutë.
Rumuni duhet t’i paguajё ekipit anglez 17 milionё euro, pasi qё blutë e fituan procesion gjyqësor ndaj tij. Nё tetor tё vitit 2004, Chelsea e ndërpreu marrëveshjen me Adrian Mutu, pasi qё rumuni doli pozitiv nё testin pёr kokainё dhe pёsoi njё suspendim prej shtatё muajsh.
Me kёtё sjellje tё Mutu, Chelsea ishte dëmtuar, dhe sё fundi fitoi gjyqin, por shuma qё Mutu duhet ta paguajё, duket shumё e lartё.
“Kjo qё mё ka ndodhur mua nuk ёshtё e drejtё, dhe do tё luftoj pёr tё drejtat e mia. Kam kënaqёsinё qё e kam përkrahjen e Asociacionit Rumun tё Futbollit, si dhe Sindikatёr Ndёrkombёtare tё Futbollsitёve Profesionist. Jam krenar kur dëgjoj se tё gjithё mendojnë si unё”, ka deklaruar Mutu.

Roy Keane: Arsenali nuk prodhon talentё tё rinj
Trajneri i Sunderlandit, Roy Keane, mendon se Arsenali nuk meriton atributin e njё klubi qё nxjerr lojtarё tё rinj ‘topçinj’, pasi qё ato i merr tё gatshёm. “Thuhet se ata kanё njё grup fёmijёsh tё cilёt po vijnë dhe do tё jenё tё jashtёzakonshёm. Por, shumica e këtyre fёmijёve vijnë nga klubet tjera, jo pёrmes akademisё sё Arsenalit. E njëjta gjё ёshtё edhe me Chelsean”, ka thёnё Keane. “Ne përballemi me njё sfidё tё vështirё nё nënshkrimin e lojtarёve tё rinj, pasi qё jemi tё kushtëzuar nga kushtet qё ofron lokacioni jonё. Ju mund tё sillni fёmijё nga njё afërsi e caktuar, ndërsa shumica e rrethit tonё ёshtё nё ujё. Çfarё tё marrim nga aty, ndonjë peshk?”, ka shtuar ish-legjenda e Manchester United. Ndёrkaq, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ёshtё i gatshёm tё marrё nga ish-klubi i tij edhe njё tё ri, sulmuesin kryesor, francezin 21-vjeçar Frederic Nimani.