Juventusi hedh sytë nga Rafa Benitez.
Juventusi kërkon Rafa Benitez. Lajmi është përhapur nga mediat angleze, të cilat shpjegonin se bardhezinjtë e shohin teknikun e Liverpulit si zëvendësuesin e Klaudio Ranierit. Kjo padyshim që nuk do të pritet mirë nga tifozët e "Reds"-ave, të cilët kanë treguar sistematikisht mbështetjen për drejtuesin e stolit. Madje, duke kontestuar edhe pronarët Hiks dhe Xhilet sa herë që e ardhmja e Benitez në "Anfilld" vihej në dyshim. Ideja e drejtuesve juventinë ka ardhur prej faktit se trajneri ende nuk e ka rinovuar kontratën me anglezët, gjithsesi Rafa ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Liverpuli edhe për shumë kohë.