Kamoranezi humbet derbin ndaj Torinos.
Mauro Xherman Kamoranezi do të mungojë në derbin e mbrëmjes së sotme ndërmjet Juventusit dhe Torinos. Mesfushori italo-argjentinas vazhdon të vuajë problemet e pësuara dy javë më parë. Në stërvitjen e djeshme, Kamoranezi ka provuar të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, por dhimbjet e mëdha nuk e kanë lejuar të vazhdojë më tej. Trajneri Klaudio Ranieri pranon se një pjesë e fajit mbi dëmtimin e Kamoranezit është i tiji, por gjithsesi ka qenë edhe vetë dëshira e lojtarit për të zbritur në fushë. Në këtë mënyrë dhe duke parë mungesat e shumta të Juventusit në prag të kësaj sfide, tekniku bardhezi ka grumbulluar për derbin torinez dy të rinjtë, Fausto Rosi dhe Lorenco Ariaudo.