Ish-trajneri i Fiorentinas, Cesare Prandelli, ka zbuluar se ai ka dashur të nënshkruajë me anësorin e Juventusit, Milos Krasic, derisa ishte nën drejtim të ekipit nga Firenca.
Tash menaxheri i kombëtares italiane do të ketë përballë lojtarin e tij favorit, derisa Italia sonte ndeshet me Serbinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012, që është vendimtare për të dy ekipet.
"Krasic është një lojtar me potencial të madh. Ai është në gjendje të tejkalojë kundërshtarët, ka shpejtësi dhe ritëm të madh dhe është një lojtar i rëndësishëm. Fiorentina e ka ndjekur atë për disa muaj, kur unë isha në stolin drejtues", ka thënë Prandelli.
25-vjeçari iu bashkua Juventusit gjatë verës për një shumë prej 15 milionë euro, dhe tashmë ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në shumë të tjerë.