Montolivio ende nuk ka vendosu arsgjë për të ardhmen e tij.
Riccardo Montolivo nuk ngutet të vazhdojë kontratën në Fiorentinë, por insiston se nuk planifikon të largohet. Mesfushori italian tashmë një kohë më të gjatë ka qenë në bisedime me Violën, pasi kontrata e tij aktuale skadon më 2012. Ende nuk është arritur marrëveshja e re, por 25-vjeçari nuk dëshiron të ngutet.
“Jam i qetë. Do të analizoj mirë opsionet para se të marr një vendim. I kemi ndërprerë bisedimet aktualisht, sepse është një vendim i rëndësishëm për karrierën dhe jetën time”, tha Montolivo për Corriere dello Sport.