Juventusi do të tentojë të blejë sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko gjatë mini afatit kalimtar të janarit.Sipas shtypit italian, drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta do të bëj të pamundurën për ta sjellë Dzekon në skuadër.
Përveç sulmit, Juve dëshiron ta përforcojë edhe mbrojtjen. Marotta ka menduar për Glen Johnsonin e Liverpoolit si dhe Branislav Ivanovicin e Chelseat.
Këta tre emra duket se janë në listën e bianconerëve për afatin e janarit, por prioritet do të jetë sulmuesi boshnjak Edin Dzeko.