21 tetor 2010

Demichelis largohet në janar

Menaxheri i Martin Demichelisit ka theksuar se mbrojtësi do të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të janarit. Reprezentuesi argjentinas spekulohej me largim edhe gjatë verës, por në fund mbeti në Allianz Arena.

Mirëpo 29-vjeçari ka mosmarrëveshje me trajnerin e Bayernit, Louis van Gaal dhe këtë sezon ende nuk ka bërë asnjë paraqitje si titullar në Bundesligë. “Në janar do të vijë në Evropë dhe sigurisht se Demichelis do të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit”, tha Jorge Cyterszpiler për calciomercato.it.