12 tetor 2010

Calciopoli, përmbledhje nga Gjyqi, Revokimi i Scudettos të 2006 mund të kthehet tek Juventus

Juventus shpreson ti rikthej dy Scudettot në sirtarin e tyre, pasi që ato u revokuan nga gjyqi i Calciopoli 2006, duke ia dhënë njërën Interit ndërsa tjetrën duke e mbajtu të pezulluar. Avokati i Luciano Moggit, Paco D’Onofrio, i cili është duke vepruar në emër të Moggi dhe është një ekspert në ligjin sportiv, ka thënë se vendimet e gjykatës sportive të vitit 2006, e cila ia revokoi Juventusit dy Scudettot dhe u dërgua në Serie B, Ky vendim mund të ndryshoj në favor të Juventus. Dhe ai pretendon se nuk ka nevojë për FIGC të presë deri në përfundim të gjykimit të tanishëm në gjykatën e Napolit për të marrë një vendim. Nga ana e tyre, FA italiane kanë qenë në kërkim të dëshmive nga gjykimi i vazhdueshëm i revokimit të Scudettove, sidomos asaj që iu dha Interit në 2006. Për të kërkuar një shqyrtim të procesit 2006 nuk ka nevojë të presim për rezultatet nga Napoli, kështu tha avokati për Radion prestigjoze Italiane, Power Station.

“Një numër i madh i provave ka dalë në favor tonin në krahasim me 2006, prandaj neve na duhet vetëm regjistrimet e tyre, Pra regjistrimet e reja që i kemi dhe të gjitha deklaratat e dëshmitarëve që kanë dalë nga gjyqi në Napoli gjat vitit 2006, po kthehen dita ditës në favorin tonë. Në Gjyqin e Napolit, Moggi ka treguar se shumë president dhe drejtorë klubesh ishin të implikuara në të ashtuquajturin Calciopoli. Ndërsa fjalët e përgjuara dhe të regjistruara me arbitrat dhe dezenjatorët e tyre, pritet të fillojë të martën. Mbi 171.000 regjistrimet që kanë dalë në gjyq priten të ndëgjohen gjat ditëve në vazhdim, Materialet të cilat nuk kanë qenë në dispozicion gjatë gjykimit të vitit 2006, dhe që disa nga këto prova argumentojnë, se po të mirreshin parasyhë këto prova në vitin 2006, rezultati do të ishte ndryshe nga çfarë kemi parë deri tani, Të shtunën, një polic i cili ishte përfshirë në gjyqin e vitit 2006 tha se kurrë nuk ka pasur ndonjë provë të fuqishme për ta denuar Moggin dhe Juventusin.