03 tetor 2010

Calciopoli, Facchetti tha: “Sill Colinën” për ndeshjen Inter–Juventus më 2004-n

Ekspertët zbardhin të vërtetën e prononcimit të atëhershëm, Kjo është një ndër 180.000 telefonata, mes zyrtarve të klubeve Italiane, Interi përbën pjesën dërrmuese të këtyre telefonatave.

“Vëre Colinën”. Një tjetër surprizë në procesin e Napolit mbi Calciopoli-n: ndryshe nga sa dëgjohet nga përgjimi, eksperti ka saktësuar se emri i gjyqtarit është thënë nga Giacinto Facchetti dhe jo nga Bergamo. Telefonatat mes ish-disenjatorit të gjyqtarëve dhe presidentit të atëhershëm të Interit daton më 26 nëntor 2004.

Facchetti: Dëgjo pra, për të dielën?

Bergamo: Dëgjo, për të dielën do të përgatisim një grup me gjyqtarë ndërkombëtarë, sepse nuk duam të rrezikojmë asgjë, prandaj aty janë të gjithë dhe të katërt, Colina, Paparesta, Bertini dhe Rodomonti, mund të drejtojnë një ndeshje që…

Facchetti: Mirë, por vër Colinën.

“I biri Gianfelice Facchetti kishte folur para disa kohësh për një ‘falsifikim të rëndë dhe të turpshëm të fakteve’ që cenojnë figurën e babait tim. Transkriptimi i atribuon babait emrin e Colinës, i cili është thënë nga Bergamo. Familja u kërkon organeve kompetente, sportive dhe jo sportive, të marrin një pozicion përfundimtar në lidhje me këtë çështje”.