25 tetor 2010
“Calciopoli? Del Piero & Co s’kanë dorë”
Smokingun e ka lënë në shtëpi. Havier Zaneti ka vendosur të marrë me vetë një valixhe plot kujtime te zikaltërit. “Në të kaluarën kanë ndryshuar shumë trajnerë, sepse nuk fitonim: kërkohej një zgjidhje e përkohshme për të fituar, pastaj u mësua gjithçka që ndodhi me Calciopolin. Në ato vite kemi vuajtur shumë. Dyshonim për diçka, por nuk kishim fakte. Kam marrë oferta, por i thosha gruas sime se do të vinte momenti i Interit”. Zaneti nuk e përqendrimin as kur i thonë se Del Piero i konsideron dy titujt të Juventusit. “Jam i bindur se lojtarët e Juves nuk kanë dorë në këtë çështje, bënin thjesht punën e tyre. Dhe në fushë e meritonin”, mbyll argjentinasi.