Sipas Tuttosport, portieri bianconer, Gianluigi Buffon është duke kërkuar shtëpi në Manchester dhe jo vetëm kaq, bashkëshortja e portierit, modelja Alena Seredova është duke i vëzhguar shkollat në Angli për t’i dërguar fëmijët.Këto lajme mund të konfirmojnë thashethemet që ekzistojnë prej kohësh që Buffon do të transferohet në Manchester United.
United është i interesuar për të, pasi që Van der Saar do të pensionohet dhe Buffon do të ishte zëvendësuesi ideal për United.
Djajve të kuq mund tu kushtojë Buffoni deri në 20 milion euro, si dhe lojtarti do të nënshkruante kontratë 3 vjeçare, ku do të përfitonte nga 6 milion euro për stinor.