18 tetor 2010

Balocco sponzor i ri i Juventusit


Kompania Balocco, është sponsori tjetër zyrtar i Juventusit për këtë sezon.

Logo e kësaj kompanie do të vendoset në trikon trikolorëshe të Juventusit.

Partneriteti u zbulua sot në qendrën e Juventusit në Vinovo nga Jean Claude Blanc dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Alberto Balocco.

"Është një kënaqësi të jem këtu sot për të paraqitur këtë partneritet, tha Blanc. Kjo marrëveshje na lidh me një kompani që ka vlera të përbashkëta me ne. "

Fanela me sponzor të ri do të debutojë në ndeshjen e ardhshme kundër Bolognas, ku Juventus është mysafir.