Mesfushori i Juventus-it, Aquilani këmbëngul se ish-klubi i tij As Roma nuk është më në mendimet e tij.26-vjeçari u largua nga Roma në verën e kaluar në drejtim të Liverpool-it, ku tashmë është rikthyer në Itali, por tek rivalët e tyre në Juventus.
Duke folur për ‘Sky Sport Italia’, Aquilani theksoi:
“ Unë do të doja të sqaroj diçka. Në Romë ata flasin për tradhti, por kjo nuk është e vërteta.
“ Ata e dinin se una doja të luaja në Romë, por më shitën mua dhe ata e bënë këtë për një figurë shumë të rëndësishme. Dhe jam larguar pa dëshirë.
“ Unë shkova në Angli dhe, pas një viti pata rastin të kthehesha në Itali dhe e bëra këtë, mirëpo në Juventus.
“ Roma është e kaluara ime, ata më shiten mua. Unë nuk mund të mendoj më për ata. Kjo është e vërteta. Nuk kishte asnjë tradhëti.”