17 shkurt 2010

Zyrtare: Hiddink trajner i Turqisë

Federata Turke e Futbollit ka konfirmuar se Guus Hiddink është emëruar trajner i ri i kombëtares turke. Holandezi kontravers ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me opcion vazhdimi.
Hiddink më herët zbuloi se ai nuk do të rinovonte kontratën me federatën ruse dhe për postin e ri ai ishte lidhur edhe me Nigerinë, Bregun e Fildishtë dhe Korenë e Veriut.
Sidoqoftë, strategu i suksesshëm vendosi që ti përkushtohej kombëtares turke. Hiddinkut i fillon kontrata nga 1 Gushti.
Qëllimi kryesor i Hiddinkut do të jetë kualifikimi në Euro 2012 ku Turqia është shortuar me Gjermaninë, Austrinë, dhe Belgjikën.
Në të kaluarën Hiddink arriti mjaft sukses me kombëtaret e Koresë së Jugut, Australisë dhe Rusisë.