17 shkurt 2010

C.Ronaldo i impresionuar me Steven Pienaar dhe Drogban

Steven Pienaar është duke kaluar një sezon shumë të mirë me Evertonin në Premier Ligë, duke e shfrytëzuar mungesën e Mikel Artetës dhe Tim Cahill. Nga ana tjetër ylli i Real Madridit,ka mbetur i impresionuar nga Afrikani.
‘Schillo’ i ashtuquajtur në Afrikë është vlerësuar si lojtar i klasit të lartë nga fituesi i Topit të Artë për vitin 2008, Ronaldo.
“Kam luajtur kundër Steven Pienaar shumë herë kundër Evertonit,”deklaroi portugezi për KickOff.com.
“Ai është lojtar fantastik, me aftësi të mëdha. Kënaqem duke e shikuar atë dhe mendoj se ai është lojtari më i mirë në ekipin e Afrikës së Jugut”.
Ronaldo është fans i një afrikani tjetër, e ai është Didier Drogba. Ai beson se sulmuesi i Chelseat do të jetë rrezik i madh në ndeshjen kundër Bregut të Fildishtë.
“Bregu i Fildishtë do të jetë i vështirë; ata janë ekip rezitent, i fortë.Ndeshja jonë e parë është kundër tyre.Kjo ndeshje do të jetë çelësi i grupit. Nëse fitojmë këtë ndeshje do të ndihemi më të relaksuar për ndeshjen tjetër kundër Koresë së Veriut.
“Mendoj se për momentin, Drogba është lojtari më i mirë në Afrikë.Ai është i mrekullueshëm dhe shënon në raste të rëndësishme për Chelsean. Mendoj se është lojtari më i mirë”.