17 shkurt 2010

Kaka: Milan do të kualifikohet

Assi i Real Madridit Kaka, është deklaruar pas ndeshjes Milan – Manchester United se ish klubi i tij ka ende gjasa për tu kualifikuar më tej në Ligën e Kampionëve.
Milani u dorëzua dje në San Siro pranë rezultatit 3-2 që ja vështirëson punët kuq e zinjve për ndeshjen tjetër në Old Trafford. Milani duhet të shënojë fitore me dy gola diferencë për tu kualifikuar më tej, për shkak të tre golave të United si mysafir.
“ Më vjen keq për ish bashkëlojtarët e mi, por nuk ka mbaruar asgjë për Leonardon.”
“ Ndeshja do të vendoset në dy ndeshje. E para ka përfunduar, dhe tani ata do të duhet të shkojnë në Old Trafford për të luajtur një ndeshje shumë të vështirë, por…Milani do të kualifikohet.” Deklaroi Kaka.